Tender 8.1 milionë lekë për rikonstruksionin e Gjykatës Kushtetuese. Çfarë do të rinovohet?

14 Qershor 2024, 14:51Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në Agjencinë e Prokurimi Publik, është publikuar tenderi me objekt “Rikonstruksioni i Godinës së Gjykatës Kushtetuese”. Sipas të dhënave të tenderit, fondi limit është përcaktuar në vlerën e 8.166.266 (tetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë lekë), i cili do të realizohet me marrëveshje kuadër. Afati i paraqitjes së ofertave është deri më datë 26 qershor.

Por çfarë është përfshirë për rikonstruksion të godinës?

Referuar dokumenteve të tenderit, specifikimet teknike janë nga projeki zbatimit, punimet prishje dhe transport, muret, patinime lyerje, rrjeti i instalimeve elektrike, të telefonisë, dhe internetit si dhe rrjeti i instalimeve hidraulike.

Ndërkohë ndërhyrje do të bëhen dhe në ndriçim tavanor, shtrim parketi, grila të brendshme e të jashtëme, sistem kondicionimi etj.

Në përcaktimin e kritereve, kontraktori duhet të përcaktojë me detaje fazat e punimeve për parashikimin e afateve kohore të realizimit të punimeve. Ndërkohë për çdo rast afatet e dhëna nga kontraktori duhet të jenë të arsyetuara dhe të shoqëruara me shpjegimet e përdorimit, ciklit të punës së makinerive, fuqisë punëtore.

Por një nga proceset më të rëndësishme të zbatimit të punimeve është dhe monitorimi. Në bazë të analizave të rezultateve të monitorimit kontraktori mund të ndryshojë zgjidhjet e ofruara për zbatimin e punimeve por në çdo rast ndryshimet do të bëhen mbi bazën e një analize të hollësishme të nevojave të paparashikuara të dala gjatë zbatimit të punimeve dhe do të miratohen nga supervizori ose dhe nga investitori.

Video