
Deficiti tregtar përgjatë vitit të kaluar u rrit me 6.6 për qind në tre muajit e parë të 2022 në krahasim me tremujorin e viti të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, deficiti shkoi në 87 miliardë lekë, ose 717 milionë euro.
Lajmi i mirë është se në krahasim po me të njëjtën periudhë eksportet u rritën me thuajse 50 për qind, duke shkuar në 120 mln lek, ndërsa importet u rritën me 28 për qind, duke shkuar në 207 mld lek.
Vetëm në muajin mars, sipas INSTAT, deficiti tregtar ishte 38 miliardë lek, ose rreth 10 për qind më i lartë se marsi i vitit të kaluar.
Italia ishte partneri kryesor tregtar për periudhën janar-mars, ku Shqipëria ka eksportuar 56 mld lek mallra dhe importuar 48 miliardë lek produkte.
Eksportet shqiptare ishin kryesisht veshmbathje, minerale, karburante, energji elektrike, metale dhe materiale ndërtimi.