Bordi i Transparencës rrit përsëri çmimin e naftës

3 Prill 2026, 17:25Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të premte rritjen e çmimit të naftës në tregun vendas, ndërkohë që ka hyrë në fuqi edhe vendimi i qeverisë për uljen e akcizës me 20%.

Sipas vendimit, një litër naftë do të tregtohet në tregun e pakicës me 224 lekë, nga 218 lekë që ishte më parë, duke shënuar një rritje prej 6 lekësh.

Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 181 lekë për litër. Gazi nuk ishte pjesë e vendimmarrjes në këtë mbledhje, çka nënkupton se çmimi i tij mund të pësojë luhatje nga operatorët në treg.

Bordi njofton se çmimet e reja hyjnë në fuqi menjëherë, duke nisur nga ora 20:00 e datës 3 prill, dhe do të mbeten të pandryshuara deri në vendimin e radhës, kur do të reflektohen luhatjet e tregut.

Mes të tjerash, Bordi u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, të zbatojnë në mënyrë rigoroze këtë vendim. Në rast të shkeljeve, paralajmërohet pezullim i aktivitetit.


Video