Bordi ka ndryshuar sërish çmimin e karbuaranteve, duke i ulur me "pikatore", pavarësisht uljeve të ndjeshme në bursë.
Çmimi i naftës do të shitet me pakicë me 218 lekë/litri, nga 221 lekë që shitej deri më sot, ndërsa me shumicë do të tregtohet me 206 lekë/litri.
Po ashtu, është ulur edhe çmimi i benzinës, i cili do të shitet me pakicë me 200 lekë/litri, nga 204 lekë/litri që shitej deri më sot, ndërsa me shumicë do të tregtohet me 188 lekë/litri.
Gazi do të shitet me 71 lekë/litri, ndërsa çmimi i naftës për peshkim do të jetë 121 lekë litëri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.