Bizneset e regjistruara në 2022. Cilat vende kryesojnë? Cilat kompani kanë investuar më shumë në vlere kapitale?

18 Nëntor 2023, 09:20Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në vitin 2022 në vend janë regjistruar 3 608 (tre mijë e gjashtëqind e tetë)  shoqëri biznesi të formave shoqëri aksionare SHA dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SHPK. Të dhënat janë përpunuar nga Open Data Albania. Me kapital tërësisht të huaj janë 903 prej tyre ose 25.03% e totalit të shoqërive. Numri i shoqërive me kapital miks i huaj dhe vendas është 232 ose 6.43% pjesa tjetër e regjistrimeve në Regjistrin Kombëtar të Biznesit janë shoqëri me kapital plotësisht vendas. Nëse shohim peshën në kapitalin total të shoqërive të themeluara në këtë vit me zotërues plotësisht të huaj, rezulton se ky kapital është 2.17 miliard  (dy miliard e njëqind e shtatëdhjetë e tre milion e nëntëdhjete e gjashtë mijë e dyqind e tridhjetë e tre) lekë ose 30.12% e totalit të kapitalit të shoqërive të themeluara në vitin 2022.

Në vitin 2022 kapitali total i shoqërive të themeluara me zotërim të huaj apo vendas është 7 214 893 895  (shtatë miliard e dyqind e katërmbëdhjetë milion e tetëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë) lekë. Krahas shoqërive me kapital tërësisht të huaj është edhe një numër prej 232 shoqërish me kapital themelues miks shqiptar dhe të huaj.

Bizneset e regjistruara në 2022. Cilat vende kryesojnë? Cilat kompani

Italia në vendin e parë në krijimin e shoqërive

Bizneset e regjistruara në 2022. Cilat vende kryesojnë? Cilat kompani

 

Nëse shohim vendet nga kanë origjinë këta zotërues të shoqërive të themeluara në vitin 2022, Italia qëndron në vendin e parë me 472 shoqëri ose 13.11% e totalit të shoqërive të themeluara në këtë vit. Italia pasohet nga Kosova me 56, Egjipti me 26 shoqëri. Në vend nuk mungojnë as shoqëri të vendeve më të largëta si Siri, Kuvajt, Irak etj.

Në një grupim sipas Kontinenteve, ai evropian mban numrin më të lartë sa i takon Origjinës së Kapitalit të Shoqërive të themeluara në vitin 2022. Sa i takon kapitali renditja nuk është njësoj. Kryesojnë në peshë për vlerë kapitali kompanitë holandeze me 776 587 100 Lekë dhe kapitali gjerman me 476 293 899 lekë.

***

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video