
Banka Botërore parashikon rritje të borxhit publik për Shqipërinë, ose shkurtim të buxhetit për punët publike brenda këtij viti.
Ajo ka rishikuar parashikimet për rimëkëmbjen dhe mbështetjen sociale për këtë vit.
Banka Botërore thotë se qeveria shqiptare duhet të shtojë ndihmën ndaj të varfërve për t’i mbrojtur nga rritja e çmimeve në treg.
Sipas Bankës, rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 2.7 për qind, më e ulët edhe se parashikimi i fondit monetar ndërkombëtar, ndërsa edhe për 2024 situata nuk paraqitet më e mirë.
Banka thotë se edhe pas dy viteve ekonomia do të rritet nën nivelin e 2019-s dhe si rrezik për vendin tonë radhit nivelin e lartë të borxhit të jashtëm.
Ekspozimi ndaj këtij borxhi, thotë Banka Botërore e bën të vështirë rifinancimin e tij përmes daljes në tregjet ndërkombëtare.