Arrestohet në Vorë 41-vjeçari i rrezikshëm! I gjendet armë zjarri dhe jelek anti-plumb (EMRI)

30 October 2026, 09:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestohet në Vorë 41-vjeçari i rrezikshëm! I gjendet

Arrestohet në Vorë 41 vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça.

Ai u kap me armë zjarri pistoletë pa leje, ndërsa në momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët që ishin vënë në ndjekje të tij.
Ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjet edhe një jelek antiplumb.

41 vjeçari është person me precedent penal i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërsa edhe më herët ka kundërshtuar forcat e policisë gjatë arrestimeve. Grupi hetimor ka dyshime se 41 vjeçari është i përfshirë në aktivitete të paligjshme, ndërsa po hetohet si i përfshirë në shitjen e armëve.


Video