“Transferimi në burgun e Fierit pas deklaratave për protestat në Serbi, Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin edhe ndaj Ramës”

29 October 2026, 22:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Transferimi në burgun e Fierit pas deklaratave për protestat
Edi Rama, Erion Veliaj (Foto e realizuar me AI)

Gjatë diskutimeve në Top Story, analisti Lorenc Vangjeli shprehet se transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, mund të jetë i lidhur me qëndrimet e fundit të tij mbi protestat në Serbi, duke bërë një paralelizëm me atë që ndodh në vendin tonë.

“E dukshme është se është konsumuar një gënjestër dhe e nevojshme është se duhet një hetim. Transferimi bëhet sipas ligjit, në kushte specifike dhe rrethana që ligji i saktëson.

Arsyeja që i jepet se është sekret shtetëror është luga e benzinës që e bën këtë çorbë, që nuk dihet se kush e ka gatuar. Klasifikimi i një dokumenti sekret bëhet nga kryeministri ose presidenti.

E para është për tu mësuar se kush e ka dhënë këtë autorizim. Kjo më pas shkon shumë më thellë. Ky transferim vjen menjëherë pas një deklarate që Veliaj e bënte për protestat në Serbi dhe paralelja ishte e dukshme.

Për të rrëfyer të dhëna që nuk dalin në media është se Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin te personazhe sekretw që i konsideron shkaktarë të fatkeqësisë së tij, jashtë drejtësisë.

Gishtin që deri dje e drejtonte ekskluzivisht ndaj Ballukut, sot po e drejton edhe ndaj Ramës.

Nuk ka pasur asnjë sinjal të Veliajt për kërcënim të sigurisë së tij. Ndodhet në korridor me persona të rrezikshëm”, tha Vangjeli.


Video