Elisabeta Imeraj u largua se nga hetimet e saj u arrestuan dhe më pas u dënuan për terrorizëm një grup që furnizonte ISIS-in me ushtarë!
Imeraj u largua se hetoi dhe mblodhi prova për ish-ministrin Tahiri që sot ndodhet në qeli!
Imeraj u largua se nga hetimi i saj arrestoi dhe dënoi Shullazin e “bandën” e tij kur kolegët e saj ikën dhe e lanë dosjen në mes të katër rrugëve!
Imeraj u largua se hetoi Bashën për skandalin e lobimin!
Imeraj u largua se guxoi dhe thirri Sali Berishën me dëshmuar për ngjarjen tek PD-ja!
Imeraj u largua se nga hetimet e saj u dënuan 160 persona, disa me burgim të përjetshëm dhe të tjerët nga 7 deri 25 vite burg, mes tyre vrasës, trafikantë, etj.
KPA-ja pse nuk administroi përgjimet e Prokurorisë së Durrësit për anëtarët e vetingut që thonin “duhet shkarkuar Imeraj” dhe sajonin prova!!?
Prokuroria e Durrësit pse nuk arreston ata që dolën në përgjime që po sajonin prova ndaj Imerajt!?
Imeraj u largua me letra anonime!
Imeraj u largua me dokumente të falsifikuara!
Imeraj u largua me dëshmitare të sajuar!
Imeraj u largua për çështje personale të vetingsave!
Imeraj u largua se është maloke!
Imeraj u largua se ja kishin frikën se nuk vihet në rresht si tjerët që po fërkojnë duart e do te komandojnë në vendin e saj!
#DrejtesiaHumbiNjeGruaTeForte#
#VetinguVazhdonMeShumeStandarte#
#KjoNukEshteReformePorGjuhetiShtrigash#
*Flamur Vezaj është ish-gazetar i kronikës në Shqipëri