Bukë dhe cirk

26 April 2022, 20:24Pikëpamje SHKRUAR NGA ZIJA VUKAJ
Bukë dhe cirk
Zija Vukaj

"Panem et circenses" (bukë dhe cirk) është një shprehje latine e përdorur në Romën e lashtë për të përmbledhur dëshirat e plebejve ose në kohën e sotme, për të përcaktuar strategjitë demagogjike.

Citimi i përket poetit latin Juvenalit:

(LA)

«[...] [populus] duas tantum res anxius optat

panem et circenses»

(Shq)

«[...] [populli] dëshiron me etje dy gjëra: bukë dhe cirk»

(Juvenal, Satira X)

 Juvenali, autori i madh satirik, donte të përshkruante ambientin ku jetonte, në një epokë në të cilën kush qeveriste siguronte konsensin popullor me shpërndarjet e grurit (panem) rregullisht, nganjëherë të plotësuar me dhurata ekonomike prej të cilave përfitonin rreth 200. 000 qytetarë të Romës dhe me organizimin e spektakleve publike madhështore (circenses) si luftëra të tmerrshme të gladiatorëve dhe ndeshjet e egra me kafshë e sidomos vrapime me karroca të tërhequra prej kuajve që zhvilloheshin në vende të posaçme si Cirku i Madh dhe Koloseu.

Praktika për të shpërndarë gurë falas ose me çmime më të ulëta se ato të tregut (frumentationes) kishte filluar në kohët e Republikës, rregulluar me ligjin “lex frumentaria” (ligji i misrit). Edhe në kohët e mëvonshme dhurimet e ushqimeve qenë bërë nga zyrtarët apo nga ata që donin të bënin karrierë politike, duke u kujdesur sidomos për spektaklet. Mark Terenc Varrone Lukulo, në vitina 79 para Krishtit nga ndërtesa e thjeshtë bëri lojëra madhështore dhe gjashtë vjet më pas qe prezantuesi i një “lex frumentaria bujare”. Në vitin 58 para Krishtit tribuni Klodio bëri të miratohej ligji “Lex Clodia Frumentaria”, një prej Ligjeve Klodiale, me të cilin vendosi që shpërndarja e grurit falas t’u ngarkohej financave publike. Gaj Jul Çezari e zvogëloi numrin e përfituesve nga 320.000 në 150. 000, që u bënë 200.000 me Augustin.

Në kohën e Perandorisë Roma arriti të importonte 3,5 milion kuintalë miell, një sasi shumë e detyruar. Mund të thuhet që organizimi politik i Perandorisë qe modeluar mbi dy kërkesa: furnizimi me miell i kryeqytetit dhe i legjioneve kufitare. Sasia shumë e madhe e miellit që vinte në Romë sillej nga shumë provinca: Siçili, Sardenjë, vende a ziatike dhe afrikane, por strumbullari i furnizimit ishte Egjipti, që përmbushte gjysmën e nevojës. Edhe kur transporti u ishte besuar sipërmarrësve private, vetëm kontrolli shtetëror (lufta e piratëve, organizimi i vendeve të zbarkimit, vendosja etj.) mund të lejonte një rezultat të tillë.

Pastaj shprehja u përdor kryesisht në funksion kritik, për të përkufizuar veprimin politik të individëve a grupeve të pushtetit për të tërhequar dhe kënaqur popullin nëpërmjet shfaqjeve dhe lojërave kolektive si banjat publike apo edhe më tej, për të shkëputur vëmendjen e qytetarëve nga jeta politike, në mënyrë që t’ua linin elitave. Me një qëllim të ngjashëm eshtë përdorur shprehja “Festa, miell dhe trekëmbësh” për të përkufizuar jetën në Napolin e periudhës së burbonëve ku festave publike dhe shpërndarjes së bukës i shoqërohej praktika e varjeve të shumta publike në litar si shfaqje të kapacitetit të pushtetit politik për të siguruar ruajtjen e ligjshmërisë. Shprehja “Panem et circenses” (Bukë dhe cirk) aludonte për një mekanizëm pushteti shumë efikas mbi popullin e Romës, ishte formula e mirëqenies popullore dhe pastaj politike; një mjet i vërtetë në duart e pushtetit për të shuar pakënaqësitë e masave, që me kalimin e kohës u dëgjuan pikërisht në vendet e spektaklit. Kjo shprehje “Panem et circenses” u përdor edhe për të treguar mënyrën e të shprehurit në kohën romake.


Video