Më erdhi edhe mua rradha të bëj një oxhak në shtëpinë e fshatit. Ustai më dha porosi që të gjej Tulla zjarrduruese nga të Enverit. Të kujt Enver? - e pyeta duke menduar se duhet të ishte emri i pronarit të fabrikës.
Nga ato të Enverit. Të kohës së Enverit- mu përgjigj ustai.
Pse -e pyeta - nuk ka më të mira sot pas 30 e kusur vjetësh?
Jooo - mu përgjigj ai - ku ka më si ato.
Nejse fillova të kërkoj dhe e pashë që nuk ishte e thjeshtë ti gjejë. Me pak mundim gjeta gjysmën e sasisë që më duhej nëpër depo të vjetra përfshirë edhe një ngrehinë gjysëm e rrënuar andej nga Këlcyra. Ndërkohë në të gjithë këtë "udhëtim" dëgjoja gjithmonë të njëjtën frazë -"Tullat e Enverit janë më të mirat. Nuk krahasohen me këto qe vine nga Greqia apo Italia"
Shume kurioz për këtë gjykim mbi cilësinë e tullave te Enverit fillova të pyes disa miq të mi që merren me restaurime. Më shpjeguan se tullat në kohën e Enverit përgatiteshin në një cilësi shumë të lartë. Kërkesa e rreptë e llogarisë kishte bërë që tullat ende sot e kësaj dite te ruanin reputacionin si mall me cilësinë më të mirë.
Unë do të doja shumë psh të thoja se oxhaku im i ndërtuar në 2025 u bë me tullat e Berishës apo akoma më mirë me tullat e Edi Ramës. Por ja që nuk e kam atë fat. Ustai i cili ka punuar 25 vjet ne ishujt e Greqisë kërkon me pa tjetër “tullat e Enverit”
Ndërkohë pyetjes sime naive se përse nuk bëjnë më sot tulla të tilla duke pasur një teknologji moderne më thanë: Kudo bëjnë hile në cilësi, prandaj tullat e sotme nuk kane shume jetëgjatësi. Ndërkohë sasia më e madhe e tullave vjen nga Greqia apo Italia pasi fabrikat tona janë mbyllur.
Dmth këto 35 vjet ne vazhdojmë të "hamë" ende tullat e Enverit? Nëse ke fat ti gjesh, pasi cilësisht janë më të mirat e tregut.