Në tregjet tona, cdo produkt ka një histori. Histori që rrallë herë e njohim.
Mishi që shitet si i freskët mund të ketë kaluar frigoriferë më frigoriferë, e ndoshta ka qëndruar aty me ditë të tëra.
Qumështi, etiketa e të cilitflet për natyralitetka përbërës të shtuar që nuk figurojnë asgjëkund në etiketë.
Apo frutat që joshin nga larg duke u shfaqur të pjekura e të “shëndetshme”, ndonëse nuk kanë një histori po aq të shëndetshme, realiteti është se flasin nga larg duke thirrur emrin, pesticide.
Ndonjëherë pesticide mbi normat e lejuara, e megjithatë shumica prej nesh zgjedh ti vendos në pjatë, herë duke bërë pyetje e herë duke blerë në heshtje.
Institucionet kontrollojnë por jo gjithmonë parandalojnë.Edhe informacioni që qarkullon shpesh është i cunguar ose kontradiktor.
Rezultati?
Qytetari shqiptar gjendet përballë një paradoksi të rrezikshëm, përballet me ushqim të pasigurt,e madje dhe me informacion të pasigurt.
Dy rreziqe këto që të kombinuara bashkë e lënë atë të pambrojtur (qytetari i gjorë).
Alarmet për produktet e ndotura shpërthejnë papritur dhe më pas heshtin po aq papritur sa dhe filluan. Kështu krijohet një betejë e ndërlikuar për të kuptuar të vërtetën.
Kjo betejë nis nga pyetja më e thjeshtë por më thelbësore: Cfarë po hamë o njerëz?
Ndërkohë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit(AKU) publikon rregullisht njoftime që janë tregues të një sigurie ushqimore që lë për të dëshiruar , ato njoftime rrallë herë thithin audiencë.
Shpesh kalojnë si lajme të vogla, pa analizë, pa sqarim dhe pa udhëzime për konsumatorin.
Pafund raste kur produktet hiqen nga qarkullimi pasi kanë qenë në treg. Kjo tregon një problem të qartë e madhor:Kontrolli vjen pas konsumit dhe jo para tij. Kjo cështje në vetvete nuk mbetet cështje teknike por cështje shëndeti publik.
Sipas njoftimeve zyrtare të AKU vetëm gjatë muajve të fundit janë bllokuar disa produkte të konsumit të përditshëm për shkak të parregullsive në përbërje, etiketim dhe kushte ruajtjeje. Shkaku jep pasojën e pasoja vjen nga shkaku.
Ndër ato produkte është mishi i derrit dhe i vicit të rezultuar me prezencë të lartë bakteriale gjatë kontrolleve në thertore dhe pika magazinimi. Mish që shkojmë e blejmë rregullisht në dyqane.
Qumështi dhe nënproduktet e tij të cilat rezultuan me ngarkesë të lartë mikrobiale, duke i bërë këto produkte potencialisht të rrezikshme për konsum.
E ne vazhdojmë mendojmë se po të dalim nga shtëpia në mëngjes pas konsumit të një gotë qumështi,marim vitaminat e duhura për ta nisur ditën me energji. Eh…
Produkti mund të hiqet nga tregu por qytetari që e ka blerë dje, nuk e merr vesh kurrë.
Interesante apo jo?
Këtu fillon problemi i dytë-Informacioni nuk është i shpërndarë në kohë reale dhe në formën e duhur.
Në Tiranë, ku tregu ushqimor është më i madhi në vend e po ashtu më i larmishmi ndodh që siguria ushqimore përceptohet si e garantuar vetëm se mendohet që është qytet i madh.
Reliteti jeton ndryshe. Supermarketet, tregjet, dyqanet dhe shitësit ambulant bashkjetojnë në të njëjtin zinxhir furnizimi.
Është konsumatori ai që përballet me dhjetëra marka, ku shumica e të cilave nuk përmbajnë informacionin e plotë as mbi origjinën e as mbi përbërjet.
E c’zgjedh ai për të qenë i sigurt që po bënë një zgjedhje po ashtu të sigurt? Blen produktin që ka cmimin më të lartë me mendimin që ai do të jetë më cilësori. Hahah. Mirë se erdhe në labirintin e marketingut qytetar i dashur!
Pasojat shëndetësore janë ato të cilave iu panikoset e gjithë popullata. Sëmundjet që vijnë si pasojë e përmbajtjeve të ndotura të ushqimeve që na ndodh të blejmë, janë në dukje të zakonshme ndaj edhe nënvlerësohen: të vjella, dhimbje barku nga hici, pra papritur, dhimbje koke, tretje e ngadaltë duke vazhduar pastaj tek sëmundjet më të rënda sic është kanceri.
Përpjekja e strukturave të posacme lidhur me sigurinë ushqimore në vend jo gjithmonë ka efikasitet.
Vlen të thuhet që legjislacioni ekzistues ka mangësi, ai nuk ka ende një ligj të plotë për shëndetin e kafshëve, që të mbulojë të gjitha hapat, nga ferma deri tek konsumatori.
Rasti i salmonelës (import nga Brazili) nuk ka sjellë hospitalizime kjo tregon që ka ende probleme me gjurmueshmërinë dhe dokumentacionin.
Draft ligji në Shqipëri propozon aktualisht krijimin e tre institucioneve të reja për kontrollin zyrtar të ushqimeve, kafshëve dhe bimëve por ende nuk ka një njoftim nëse marrja e këtij vendimi do të procedojë ose jo.
Rolin protagonist nuk e ka vetëm kjo palë. Rol protagonist i vishet edhe medias , ne gazetarëve.
Në këtë rast roli ynë dyfishohet, komunikues të informacionit e njëkohësisht ruajtës të shëndetit tonë dhe atij publik.
Media dhe gazetaria e lirë dhe profesionale e ka një formë impakti, duke qenë instrument kontrolli për autoritetet dhe bizneset, ato mund të realizojnë të qenurit nën presionin e detyrimit dhe kontrollit, për ti bërë ato të ushtrojnë një vendimmarrje efikase, të sigurt dhe të besueshme nga qytetarët.
Deri tani autoritetet rezultojnë me një kontroll të pamjaftueshëm, realizim të importit të produkteve të dyshimta dhe mungesës së ndërgjegjësimit.
Cështja mbetet e pazgjidhur. Ndërkohë që ligjet ekzistojnë, e bashkë me ligjet ekzistojnë, mungesa e zbatimit dhe praktikat abuzive.
Këto e bëjnë këtë sfidë serioze. Kërkohet qasje e integruar që i përfshin të gjitha autoritetet shtetërore,prodhuesit dhe madje vetë konsumatorin.
Problemi vazhdon…
"Ky artikull është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit ‘Mbështetje për edukimin mbi sigurinë ushqimore në Shqipëri’, i cili po zbatohet nga Qendra për Ekselencë Destiny dhe Qendra TEAM. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.”