Himara, vendi i hakmarrjes më të egër politike

5 Qershor 2024, 16:16Pikëpamje SHKRUAR NGA YLLI MANJANI

Nga Ylli Manjani

Himara është vendi i hakmarrjes politike më të egër të mundshme.

Kryetari që u zgjodh u burgos. Kryetari që humbi, u burgos.

Administrada e bashkisë llogjikshëm është e shpartalluar.

Këshilli Bashkiak mblidhet fshehtas.

Askush nuk merr pëgjegjësi për asgjë.

Për pasojë, shërbimet komunale janë të varfëra. Rrugët janë të shkepura dhe të pambyllura. Të kalosh nëpër Himarë është si në Bathoren e dikurshme. Rrugët e shkepura përpijnë makinën. Kalimtarët duhet të mendohen mirë ku të hedhin këmbën. Balta kur bie shi dhe pluhuri në ditët me diell janë pjesë e qytetit.

Ndërkohë ka filluar sezoni i plazhit medemek.

Sikur shpenzimet e mitingut patridiotik të Athinës të bëheshin në Himarë, të paktën do kishte rrugë me asfalt, pa pluhur, gropa e baltë.

I lemë punët e demokracisë dhe të shtetit ligjor mënjanë, se sna kanë hije gjëkundi. Po rrugë me asfalt të paktën i meriton një zonë që është qendër turistike. Apo ç'e deshe?!

Qeveria moniste, qartësisht po merr hak ndaj Himarës. Po merr hak se votoi një të paraburgosur politik.

***

Padyshim që çdo i emëruar në atë bashki, që ka dy pare mend në kokë nuk do të merrte përsipër drejtimin e bashkisë në këto kushte.

Sigurisht që arsyet e mospranimit të emërimit,apo të dorëheqjeve janë personale.

Ka më personale sesa kaq?!

Video