Gazetari: PD nuk duhej të votonte kundër Veliajt sepse ishte anti-ligjor shkarkimi, kur t'iu vijë radha atyre do shtypen si miza nga Sulltani

24 Shtator 2025, 23:12Pikëpamje SHKRUAR NGA KLODIAN TOMORRI
Shkarkimi i Veliajt - Foto ilustrim

Ka një episod të dokumentuar të revolucionit britanik. Pasi mbështetësit e Parlamentit kishin mundur monarkistët dhe Charlesin e kishin zënë rob, Thomas Fairfaxi pyet Cromwellin: po me mbretin çfarë do bëjmë?

-Pritini kokën, përgjigjet Cromwelli.

-Si t’ia presim- i thotë Fairfax- nuk kemi ligj. Nuk ka Britania ligj, që lejon regicidin.

Si rezultat mblodhen Parlamentin keta dhe krijuan nje gjykate speciale per te ekzekutuar mbretin. Kjo ishte ne vitin 1650. Pra, ne mesjete dhe ne kohe revolucioni, Cromwelli nuk ja preu dot koken mbretit pa ligj. Nejse.

Erion Veliajt ia prene koken, nje dite me pare, pa ligj. Fatmiresisht tani nuk ka me ekzekutime fizike. Por ka gjithmone ekzekutime politike.

Edi Rama urdheroi zarat dhe zarat u vune ne rresht per t’i prere koken atij qe i beri me leke dhe atij qe deri tre kater muaj me pare, i benin levdata gojore dhe jo vetem. 

Por marredheniet e ketyre me njeri-tjetrin jane punet e ketyre. Bashke kane vjedhur, bashke kane bere gjynahe ne kurriz te njerezve dhe bashke ja fusin njeri-tjetrit.

Problemi eshte tek perdhunimi i ligjit. Keta e shkarkuan Veliajn ne menyre te paligjshme. Nuk e njoftuan per cfare po e shkarkonin. Nuk e lejuan qe te merrte pjese ne Keshill gjate procedures se shkarkimit.

Te dyja keto jane kerkesa taksative, e para e ligjit, e dyta e Kushtetutes.

Per kedo qe mendon se keto jane detaje te parendesishme, perballe mekateve te Erion Veliajt apo vjedhjeve te tij, nuk ka gje me te gabuar. Nje shtet ku institucionet shkelin ligjin, eshte shtet kriminelesh, ku te gjithe jane te pasigurte.

Keshilltaret qe votuan jane thjesht bazhibozuket, qe i turren t’i presin koken Lalit dhe te shkallmojne rendin ligjor. Partia Demokratike nuk duhej kurrsesi te behej pjese e kesaj pocaqie, por duhet te kerkonte pa kompromis vendosjen e procesit ne shina ligjore. Jo te shkonte te votonte si cete gjysme- bazhibozukesh.

Dje e pati radhen Veliaj. Por kur Sulltani ka fuqine dhe vendos prerjen e kokes se Veliajt pa ligj, gjithe te tjeret shkelen si miza dhe nuk ka me asgje qe i mbron. Prandaj opozita nuk duhet ta bente kurre ate qe beri.


Video