Juristi Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Kasacionit në Francë, e cila ka vënë në dyshim legjitimitetin e përdorimit të të dhënave të SKY ECC si prova gjyqësore.
Sipas Manjani, ky zhvillim çel rrugën për shqyrtim në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, ndërsa në Shqipëri gjykatat “refuzojnë” të aplikojnë të njëjtin standard ligjshmërie.
Postimi i Manjanit:
Urdhnoni, urdhnoni!
Çahet edhe vetë drejtësia franceze për çështjen e SKY ECC.
Një ankim i përbashkët i tre avokatëve nga Gjermania, Hollanda dhe Franca në Gjykatën e Kasacionit Francë ka arritur të bindë drejtësinë Franceze se çështja e përdorimit të të dhënave të SKY ECC nga vendet e tjera, përfshi dhe ato që s’janë në BE, meriton të shqyrtohet seriozisht.
“Origjinaliteti, besueshmëria dhe legjitimiteti i këtyre të dhënave nga shtetet e tjera, bëhet i pamundur”…
Mbi këtë premisë Gjykata e Kasacionit Franceze ka pranuar llogjikën dhe e ka referuar gjykimin e mëtejshëm në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. Kjo e fundit i kishte vendosur më parë piketat për kontrollin e ligjshmërisë nga gjykatat pritëse. Detyrë që gjykatat tona refuzojnë ta bëjnë se nuk i do qejfi SPAK-ut!!!
Por çfarë është më interesante është se në qershor 2025 Gjykata e Kasacionit në Francë paska disponuar me vendim ku ka thënë se:
“hetimi digjital në vendet e tjera duhet të ishte paraprirë me njoftimin paraprak që duhej bërë në këto shtete. Në rastin e SKY ECC kjo gjë nuk ka ndodhur..”
Pra me pak fjalë Gjykata e Lartë e Francës i ka çelë rrugë rrëzimit të përdorimit të të dhënave të SKY ECC si prova gjyqësore.
Dëgjoni apo jo, o shokë të SPAK, GJKKO, GJ. Lartë e Kushtetuese!