Dy krime të rënda që tha Dumani, s'i heton dot as Dumani dhe rënia e Gjykatës

4 Prill 2024, 21:04Pikëpamje SHKRUAR NGA BASIR ÇOLLAKU
Dumani sot duke raportuar para KLP

1- Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta”..

2- “..Afërmendsh Gjykata vendos gjithmonë çfarë kërkojmë ne, qoftë edhe në lidhje me deklarimet fajtorë të subjekteve që dërgojmë për rigjykim ne..”

Dy deklarimet e z. Dumani sot nuk janë qetësuese, por sinjale serioze për policinë e privatizuar të kriminalizuar të cilën SPAK nuk e godet dot ?!?

Dhe për Gjykatën e Kontrolluar nga SPAK në çdo moment që ata duan, sepse hetimi i prokurorëve të SPAK bëhet nga vetë kjo Prokurori, jashtë çdo konflikti interesi ose përdorje interesi!!

Prokuroria e Përgjithshme duhet të merret me hetime në raste të tilla. SPAK ka raste të tilla dhe nuk i ka hetuar. Dosjet janë aty.

Si mundet Gjykata të vendosë çdo gjë kërkuese nga Prokuroria?!? Çdo gjë?! Në mos qoftë nxitim gjuhësor është kanosje publike për Gjykatën.

Në gjykim dhe rigjykim?!

Kjo është përmbysje sistemi. Gjykata vendos sipas provave, fakteve, akteve, por kjo ishte dëshmi e keqfunksionimit.

Përse oficerët e policisë në nivele të larta janë lidhur me bandat dhe janë nëpër zyra?!

Po njëlloj janë drejtorë e ministra të akuzuar dhe janë nëpër zyra!!

Kush i lejon masën eprore në Polici të jetë e inkriminuar dhe vijojë të punojë qetësisht me krimin?!

Ministri?!

Kryeministri?!

Duhen për fushatë?!

Një drejtues Prokurorie nuk mund të deklarojë se i njeh kriminelët në sistem, sipas të dhënave nga dosjet, por masa ekstreme ndaj tyre, është mosbashkëpunimi. Atëherë Policinë sipas këtyre të dhënave ua paskemi lënë në përdorim kriminelëve!!

Mos bashkëpuno, por arrestoji. Kjo është detyra e përcaktuar nga ligji.

Këto informacione ku është referuar kreu i Prokurorisë, vijnë nga Sky-Encro dosjet franko-belgo-hollandeze dhe ato janë histori të vrasjeve, trafikut të kokainës e pastrimit të parave. Të lejosh oficerë të tillë ende nëpër zyra është mosveprim penal..A është kjo një përgjigje jo e mirë, madje e piperosur për ambasadat e vendeve partnere që kanë investuar dhe sjellë shumë dosje të botës së krimit nga zbërthimet e telefonave të kriptuar BQ?! Kështu kemi zgjedhje të garantuara kriminale…

Video