Zjarr në Kodrat e Kallmit në Durrës, favorizohen nga era e fortë

31 July 2023, 17:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në Kodrat e Kallmit në Durrës, favorizohen nga era e
Zjarri në Kodrat e Kallmit


Një vatër zjarri ka shpërthyer ditën e sotme në zonën e Kodrave të Kallmit në Durrës.

Aktualisht disa zjarrfikës po punojnë për vendosjen nën kontroll të flakëve, por terreni i thyer dhe era e fortë e bëjnë të vështirë punën e tyre.

Zona është e pabanuar dhe kryesisht e mbushur me shkurre. Nuk përjashtohet mundësia që zjarrvënia të jetë e qëllimshme, për hapjen e kullotave të reja.

Gjatë këtij viti, në 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti janë zbardhur 55, me 62 autorë të proceduar penalisht, prej të cilëve vetëm 22 ndodhen pas hekurave dhe të tjerët në gjendje të lirë.


Video