Arrestohet në Tiranë ish-anëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, për se e akuzon Gjykata Speciale

31 July 2023, 15:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet në Tiranë ish-anëtari i UÇK-së Dritan
Dritan Goxhaj

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Gjykatës Speciale.

Goxhaj, i cili është djali i kolonelit Dilaver Goxhaj është arrestuar në Tiranë dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Ai akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Goxhaj iu bashkua Luftës në Kosovë si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit, si dhe ka patur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm për mbajtjen e kontakteve me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.


Video