Portet e Europës e refuzuan, miku oligark i Putinit sjell mega-jahtin për ta furnizuar me naftë në Sarandë

31 July 2023, 15:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Portet e Europës e refuzuan, miku oligark i Putinit sjell mega-jahtin
Jahti "Ragnar" i oligarkut rus


Jahti miliona dollarësh i ish-agjentit të KGB-së Vladimir Strzhalkovsky, ka mbërritur ditën e sotme në portin industrial të Sarandës.

Jahti "Ragnar" me vlerë 85 milionë dollarë është ankoruar sot në portin e qytetit bregdetar, në "limion" mesa duket për t'u furnizuar me naftë.

Strzhalkovsky është mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin. Ata kanë shërbyer së bashku si agjentë të KGB-së në Leningrad (Shën Peterburgu sot). Megjithatë ai nuk është në listën e BE-së për oligarkët e sanksionuar.

Portet e Europës e refuzuan, miku oligark i Putinit sjell mega-jahtin

Vitin e kaluar, oligarku rus e pati të pamundur të lundronte me jahtin e tij, pasi u bllokua në portin norvegjez sepse asnjë shtet dhe kompani private nuk pranonte t'i shiste naftë.

Kryesisht, jahtet që zgjedhin portin jo turistik të Sarandës, vizitojnë vendin tonë për t'u furnizuar me naftë dhe largohen drejt destinacioneve të tjera.



Video