Një ditë pas operacionit delikat, aktori Genc Fuga i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje në kokë

31 July 2023, 16:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një ditë pas operacionit delikat, aktori Genc Fuga i nënshtrohet
Aktorët Genc Fuga dhe bashkëshortja Eni Jani


Aktori i njohur Genc Fuga i është nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje në kokë, një ditë pas operacionit delikat në një spital privat në Tiranë.

Fuga pësoi një goditje në tru vetëm pak ditë më parë, ndërsa bashkëshortja e tij Eni Jani dha lajmin dhe bëri apel për ndihmë monetare.

Për ndërhyrjen duheshin plot 19 mijë euro, të cilat, falë mobilizimit në kohë rekord të mijëra shqiptarëve, u mblodhën në më pak se 12 orë.

VoxNews.al mëson se ditën e sotme, Fuga është futur sërish në sallën e operacionit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje të dytë për vendosjen e një valvule.

Operacioni i sotëm ka zgjatur dy orë dhe aktori do të qëndrojë në gjumë deri ditën e nesërme.


Video