I ekstraduari nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Julian Meçaj ka dëshmuar për herë të para, SPAK-ut.
Në procesin që po zhvillohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005, Meçaj u pyet për lidhjen e tij me të penduarin e drejtësisë, Luftar Reci.
Përballë gjykatës Meçe tha se nuk e njihte Reçin, dhe se në kohën kur përmendet në dëshminë e tij ka qenë në burg, duke shtuar se nuk e njeh bashkëpunëtorin e drejtësisë.
Julian Meçe: “Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi. Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj), njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës.
Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plaurenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje.
Ai më tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet”.
I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi gjatë dëshmisë së tij ka pretenduar se në vitin 2004 në një drekë që e kishte organizuar Lulzim Berisha që pjesë e tryezës ishte edhe Julian Meçe.
Në këtë proces gjyqësor SPAK kërkon t’i dënojë për dy vrasje Emiljano Shullazin, Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishën, Endrit Rusin, Endrit Taullai dhe Julian Meçe.