Detaje të reja nga shantazhi ndaj Kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Në mesazhin e publikuar nga Gazment Bardhi nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog” ku i shkruan: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës së dërguar në SPAK.
VoxNews ka siguruar të tjera mesazhe nga biseda mes Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.
Në aplikacionin e kreut të grupit të PD-së përmbante fotografinë e disa mesazheve të shkëmbyer në rrjetin SKY- ECC, ku në njërin prej tyre, të nisur nga Ervis Martinaj në drejtim të një numri tjetër thuhej “çoji Gaz Bardhit 100 mijë euro te hotel…” dhe ishte nisur në vitin 2021.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qendrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.