Vrau Pjetër Kolën pas sherrit për kanabisin, dënohet me 12 vite burg autori

20 December 2023, 16:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau Pjetër Kolën pas sherrit për kanabisin, dënohet me 12
Viktima, Pjetër Kola

Maltin Gjini, autori i vrasje së Pjetër Kolës një vit më parë në Pukë është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 12 vite e 8 muaj burg.

Maltin (Anton) Gjini qëlloi me armë zjarri Pjetër Kolën në 27 shtator 2022 në fshatin Kurthpulë të Pukës , pas një sherri që nisi pas mosmarrëveshjeve për kultivimin e kanabisit.

Policia zbuloi në atë kohë se autori dhe viktima kishin ngrutur edhe një magazinë për ruajtjen e kanabisit.

Vetëm pak orë pas krimit të rëndë, Gjini u vetëdorëzua në polici.


Video