Vrau bashkatdhetarin për borxhin 20 mijë paund, dënohet shqiptari në Angli

21 September 2023, 18:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau bashkatdhetarin për borxhin 20 mijë paund, dënohet shqiptari
Vrau bashkatdhetarin për borxhin 20 mijë paund, dënohet shqiptari në Angli

Një shqiptar është dënuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij në Angli.

Shpend Hakli, 38 vjeç vrau Sazan Bakon, 35 vjeç pas një konflikti në nëntor të vitit të kaluar.

Para gjykatës së Maidstone Crown, 38-vjeçari tregoi se një vit më parë, takoi në një rrugë në Strood Henerik Bakon, vëllain e viktimës, për të cilin pretendon se i detyrohej 200 mijë paund. Në takim ndodhej edhe vëllai i autorit.

Vëllezërit Hakli prisnin paratë që thonë se viktima iu kishte borxh, ndërkohë që si ndërmjetës i viktimës shkoi në takim edhe vëllai.

Por, sipas dëshmisë, Shpend Hakli e goditi në fytyrë Sazan Bakon.

Juria dëgjoi sesi Hakili, i cili mohoi vrasjen nga pakujdesia, humbi durimin dhe e goditi viktimën në fytyrë "pa paralajmërim apo provokim".

“Ata besonin se Henerik Bako ishte instrumenti pse Hakili u arrestua dhe u dënua për trafik droge në 2018”, tha prokurori.

Incidenti u filmua nga kamerat e sigurisë në Cuxton Road.

Pas sherrit, vëllezërit Bako u larguan. Me të mbërritur në shtëpi, 35-vjeçari bëri dush dhe u shtri të flejë, për të mos u zgjuar më, sipas dëshmisë së të vëllait.

Sipas mjekëve, Sazan Bako pësoi një dëmtim të rëndë traumatik të trurit, që rezultoi fatal për të.

38-vjeçari, i cili mbahej në paraburgim, u dënua për vrasje nga pakujdesia.


Video