
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë e Lezhës për dënimin përjetë të Kristjan Cenajt, të akuzuar për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Mamurras.
Prokuroria kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës së sigurisë” që nënkupton se “edhe pasi të bënte 35-vite burg të mos i jepej mundësia për lirim me kusht”, por kjo nuk u pranuar nga gjykata. Përfaqësuesit ligjor të familjes Gjonaj kërkuan zgjerim të hetimeve, pasi në këtë krim pretenduan ata, janë të përfshirë dhe persona të tjerë.
I mituri u zhduk pa gjurmë në 2017, ndërkohë që autori e kishte groposur trupin në zonën e Fushë-Kuqes dhe u gjet pas 7 vitesh. Cenaj akuzohet për “vjedhje me pasojë vdekjen”, ndërsa ngjarja dyshohet se ndodhi për një orë Rolex që mbante i mituri dhe që autori sipas hetimeve ia grabiti.