Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohet në Britani Harry Simpson

7 July 2023, 10:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohet në Britani Harry Simpson

Merr fund arratia e një tjetër anglezi me rrolin e vëzhguesit  në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Skuadra Nacionale e Ekstradimeve pran NCA, FBI-ja angleze pas shumë ditë kërkimesh arrestuan Harry Simpson.

Lokalizimi dhe arrestimi i tij u krye në qytetin e Londrës mbrëmjen e së enjtes.

Simpson me precendent penal në të shkuarën, do të dalë përpara kësaj gjykate ditën e sotmë për tu njohur me masën e sigurisë.

Hetimet në Shqipëri zbuluan se Harry Simpson ditën kur u ekzekutua Ardian Nikulaj furnizonte me informacione vrasësi  portuges Ruben Saraiva.

Po atë ditë u largua me urgjencë nga Shëngjini dhe mbërriti në Rinas përmes dy taksive. Sipas dosjes hetimore rrugës ai ndërroi rrobat dhe tentoi të kalonte kontrollin policor të kufirit në Rinas pa treguar pasaportën.

Me arrestimin e Simpson kompletohet kapja e grupit të dyshuar si vënës në jetë të planit për ekzekutimin e biznesmenit të njohur nga Shëngjini.

Arrestimi Harry Simpson nxjerr zbuluar disa media të Tiranës të cilat, ditë më parë shpërndanë lajmin me titull “Vrasja e Ardian Nikulajt, lokalizohet britaniku i fundit, por gjykata angleze refuzon të urdhërojë arrestimin”.

Në fakt vetëm pak orë pasi Gjykata Lezhës lëshoi 6 urdhër arreste, më pas Drejtoria me Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit ia dërgoi Interpolit nga ku dolën “Kartelat e Kuqe” një gjykatës i gatshëm në Londër i vlerësoi të drejta urdhër arrestet lëshuar në Shqipëri.


Video