Atentati në Fushë-Krujë, shoqërohet sërish në polici Valter Bami dhe dy persona të tjerë

6 July 2023, 21:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati në Fushë-Krujë, shoqërohet sërish në
Gentian Bejtja dhe Ramazan Sino

Valter Bami është shoqëruar sërish pasditen e kësaj të enjteje në policinë e Tiranës, së bashku me dy persona të tjerë.

Ata janë shoqëruar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 4 në Larushkë të Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Kjo është hera e dytë që Valter Bami shoqërohet nga policia. Fillimisht ai u shoqërua të martën, disa orë pas ngjarjes në fjalë. Sa i përket dy personave të tjerë, identiteti i tyre momentalisht nuk dihet.

Pak pas mesnatës së 4 korrikut, nga breshëria e plumbave në shtëpinë e Gentian Bejtjes, mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjes, 10 dhe 13 vjeç.

Mësohet se 10-vjeçari ka lënë spitalin, ndërsa djali tjetër mbetet ende nën kujdesin e mjekëve.

Objektiv i atentatit dyshohet se ishte Gentian Bejtja, i cili kishte ardhur para dy javësh në Shqipëri. Ky informacion siç duket është siguruar nga kundërshtarët e tij, që organizuan vrasjen.

Në atentat dyshohet se morën pjesë 3 persona, të cilët lëviznin me makinë. Pasi lëshuan breshëri plumbash në drejtim të shtëpisë së Bejtjes, mjetin e dogjën rreth 6 kilometra larg. Më pas dyshohet se autorët u ndihmuan nga persona të tjerë.

Për identifikimin e tyre, të martën policia e Fushë-Krujës ushtroi kontrolle në 3 banesa, si dhe shoqëroi 3 persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen, Durim e Valter Bamin dhe Marklen Haka.


Video