Sherr me fisin Rraja për një gurore, plagosen rëndë dy persona (EMRAT)

6 July 2023, 17:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr me fisin Rraja për një gurore, plagosen rëndë dy
Foto ilustruese

Një sherr me sende të forta ka ndodhur ditën e sotme në Borizanë të Krujës me pasojë plagosjen e dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se sherri ka nisur mes disa personave për shkak të konfliktit për një gurore.

Viktimë e dhunës me sende të forta kanë mbetur shtetasit Jashar Maja dhe Bilbil Maja, të cilët janë nisur drejt spitalit. Mësohet se Bilbil Maja ndodhet në gjendje kritike.

Dy anëtarët e fisit Maja raportohet se janë përplasur fizikisht me anëtarët e fisit Rraja, të cilët dyshohet se i kanë dhunuar me sende të forta duke i lënë të plagosur.

Forca të Policsë kanë mburritur tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i Policisë:

Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë - Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr.

Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë.


Video