Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, brenda ndodhej e gjithë familja

7 July 2023, 08:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, brenda
Foto ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit , në lagjen Hajro Çakërri, ku brenda banesës ndodheshin edhe familjarët.

Dy mjete zjarrfikëse dhe 8 zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë. Fillimisht u arrit të nxirren familjarët nga banesa që po digjet, më pas u vazhdua me fikjen e zjarrit.

Pas shumë përpjekjesh duke hedhur ujë, u arrit që zjarri të fiket. Nga zjarri i rënë u dogj komplet banesa me të gjitha orenditë që kishte brenda.


Video