I dënuar me 13 vjet burg në Itali për prostitucion, arrestohet administratori i klubit të futbollit Korabi në Dibër

7 July 2023, 10:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I dënuar me 13 vjet burg në Itali për prostitucion, arrestohet
Administratori i klubit të futbollit Korabi në Dibër, Fehmi Mëziu

Administratori i klubi të futbollit “Korabi” në Dibër, Fehmi Meziu (Mëziu) ka rënë në pranga nga policia e Dibrës pasi është dënuar nga autoritetet italiane me 13 vjet burg për prostitucion.

Gjykata e Apelit në Napoli e dënoi 51-vjeçarin me 13 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale”.  51-vjeçari ra në pranga në qytetin e Peshkopisë, gjatë operacionit të koduar “Rezultati”.

Meziu, pritet ti nënshtrohet procedurave të ekstradimit në Itali me qëllim ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit në Napoli.

Operacioni për arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të 51-vjeçarit u zhvillua nga FAST Albania, në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Dibrës dhe me Interpol Tiranën.

 


Video