
Vijon prej vitesh lobimi për rikthimin e lojërave të fatit nga aktorë të tregut dhe personazhe politike me lidhje të drejtpërdrejta me kumarin, por duket se tani kemi ardhur në fund të këtij rrugëtimi dhe bastet pritet të rihapen.
Konsultimet publike me palët e interesit duke se i shërbejnë këtij qëllimi dhe në fakt janë ato që po shtrojnë rrugën, të paktën në sytë e opinionit publik për rikthimin e lojërave të fatit, të mbyllura përmes dy operacioneve të famshme gjatë viteve të mëparshme.
Mirëpo, ky është një treg me të ardhura të jashtëzakonshme dhe ata që kanë “rregulluar” çdo treg të ngjashëm nuk mund të lejojnë “mosrregullimin” e këtij të fundit.
Rrjedhimisht, tregu në fjalë do të ndërtohet me balanca të reja, por për ndërtimin e tyre duhen prishur të vjetrat, prandaj duket se muajt e fundit ka filluar një luftë e ashpër në këtë drejtim me zhdukje “mbretërish” dhe “atentate në imazh “ndaj personazheve të tjerë të fuqishëm në këtë sektor.
Gjatë një interviste të dhënë më herët në ABC, gazetari Artan Hoxha hedh dyshime mbi shkaqet e zhdukjes së Ervis Martinajt duke e lidhur këtë edhe me bastet, të cilat qarkullojnë një mal me para. Sipas tij, Martinaj ishte një personazh i fuqishëm në lojërat e fatit dhe nuk lejonte futjen e të tjerëve, prandaj duhej hequr nga loja.
Një ngjarje tjetër në dukje spontane, por me lidhje direkte me lojërat e fatit janë edhe shkrime në dukje të porositura nga këtu mbi personazhe të tjerë të përfshirë në tregun e kazinove, siç ishte ai i biznesmenit Hysa.
Faktet e reja mbi Ervis Martinajn
I Gjallë apo i vdekur? Kjo është pyetja që po mundon prej kohësh jo vetëm familjarët e mbretit të basteve, por dhe gjithë opinonin publik. Pasi zhdukja e tij lidhet dhe me instancat më të larta të shtetit. Kujtojmë këtu që ish-oficeri Jeton Lami “i shërbeu” me besnikëri” Martinajt.
Rama, ministri Çuçi dhe drejtori i policisë Rrumbullaku, u shprehën se kanë dijeni për fatin e Martinaj por do flasin me fakte. Duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.
Komshi me Ramën në Surrel, përplasja e gardës me Martinajn
Gazetari Artan Hoxha u shpreh dis aditë më pare se se Ervis Martinaj është konfliktuar me Gardën e Republikës në afërsi të vilës së kryeministrit Rama. Hoxha u shpreh se Garda i ka këkuar Martinajt që të mos kalojë ndërsa ai ka refuzuar.
'Nga momenti që ka ndodhur kjo gjë, deri në 24 gusht dhe kam kërkuar përse nuk reagon policia, apo ish kryeministri që ka patur njohje. Kryeministri Rama e ka patur komshi, ka patur incident Garda me të, që i ka kërkuar të mos kalojë dhe Martinaj është konflikuar me gardën.
Pra nuk kemi të bëjmë me ngjarje të zakonshme. Ish kryeministri Berisha, që njeh edhe familjen e tij, foli për të ndjerin Martinaj, la të kuptohej se nuk jeton më dhe se ata që e kanë organizuar kanë mbrojtje dhe njohje të pushtetit", deklaroi ndër të tjera Hoxha', Hoxha.