VIDEO: Tre helikoptera për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në Fushë Arrëz

16 August 2025, 21:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Tre helikoptera për shuarjen e zjarrit me përmasa të
Zjarri në Fushë Arrëz

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se situata e zjarreve në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu ka falenderuar trupat e zjarrfikësve, por edhe të FA, që me ndihmën e 3 helikopterëve kanë bërë të mundur vendosjen në kontroll të flakëve.

“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz.

Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët.

Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, shkruan Vengu.


Video