Në Shqipëri puna e mikut është kthyer në fenomen.
Tashmë dhe konviktet zihen me mik. Pas rastit të konviktit të Mjekësisë, një rast dhune është regjistruar dhe në konviktet e Qytet Studenti.
Në një video të mbërritur në redaksi shihet dhuna ndaj disa studentëve që kërkojnë një mundësi për të jetuar në këto konvikte.
Pas orëve të tëra pritje deri në orën 3 të mëngjesit, ku një pjesë e studentëve kishin shpresuar për të gjetur një dhomë, ata u dëbuan me dhunë, pa u dhënë asnjë sqarim dhe pa mundësi për të diskutuar vendimin.
Denoncimet e studentëve për presionin që ju bëhet nga drejtoria për të e paguar tarifën e plotë. Drejtori Olsi Shahini ka dhënë urdhër ose të paguajne tarifën e plotë ose të largohen nga konviktet.

Sipas denoncimit vetëm 10 persona kanë përfituar qëndrim në konvikt, të tjerët janë nxjerrë forcërisht nga policia.
Ndërsa qeveria vazhdon të mburret me arritjet e saj, realiteti për studentët është krejtësisht ndryshe.
Konviktet janë bërë me mik, policia i keqtrajton, teksa të rinjtë si pasojë e këtyre nepotizmave dhe indiferencës zgjedhin të largohen nga Shqipëria e cila po plaket dita-ditës.