VIDEO/ Po pastronte inertet prej disa ditësh, i vihet flaka gjatë natës fadromës së Bashkisë së Shkodrës

24 April 2023, 15:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Po pastronte inertet prej disa ditësh, i vihet flaka gjatë
Fadroma e djegur

Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin në orët e para të mëngjesit të sotëm një fadrome të Bashkisë së Shkodrës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Bashkia e Shkodrës, teksa ka publikuar dhe pamjet e fadromës së shkrumbuar. Fadroma, e cila është djegur, po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente "Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti Kir - Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra.

Bashkia e Shkodrës i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje dhe të vënë autorët para drejtësisë.

"Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente "Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti Kir - Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra. Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje." - thuhet në postimin e Bashkisë së Shkodrës.


Video