Policia kap 'mat' shqiptarin në Itali, vihet në pranga 27-vjeçari!

24 April 2023, 14:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia kap 'mat' shqiptarin në Itali, vihet në pranga

 Një 27-vjeçar me kombësi shqiptare është vënë në pranga nga Policia pasi është kapur me lëndë narkotike. 

Mediat italiane raportojnë se i riu përdori sediljen e makinës së tij si vend fshehje për lëndën narkotike të gatshme për të hyrë në tregun e shpërndarjes së drogës. 

I riu u vu në pranga pas një kontrolli që u bë në bashkinë Fucecchio, e 27-vjeçari u ndalua në fshatin San Pierino duke drejtuar makinën e tij. Qëndrimi i të riut zgjoi kureshtjen e ushtarakëve, të cilët më pas bënë kontrollin e plotë të mjetit.

Ky operacion bëri të mundur gjetjen e fshehur poshtë sediljes të një qese e cila përmbante 100 gram kokainë. 

Burri kishte me vete edhe rreth 500 euro në kartëmonedha të prera të vogla, të cilat besohet se ishin të ardhura nga tregtia e drogës. Tashmë shqiptari do duhet të përballet me akuzat që janë ngritur ndaj tij.


Video