VIDEO/ Trafikanti “paketon” 10 emigrantë brenda “BMW”-së luksoze në Sarandë!

24 April 2023, 14:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Trafikanti “paketon” 10 emigrantë brenda

Një 34-vjeçar me inicialet B. S. nga Kosova është vënë në pranga, pasi u kap duke transportuar 10 emigrantë me automjetin e tij në aksin Xarrë-Sarandë.

Ai po transportonte 10 emigrantët kundrejt fitimit, me 1 automjet tip “BMW”, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Video