EMRI/ Vidhte pasqyrat e makinave të parkuara, arrestohet 29 vjeçari në Vlorë

24 April 2023, 15:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Vidhte pasqyrat e makinave të parkuara, arrestohet 29 vjeçari

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra.

Në pranga ka rënë Gentjan Merkaj, banues në Vlorë. I riu kishte vjedhur 20 pasqyra të automjeteve të parkuara në lagje të ndryshm,e të qytetit të Vlorës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën pasqyrat e vjedhura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 29 vjeçari.


Video