VIDEO: Në mediat meksikane shpërndahen protesta "fake" nën moton “Flamingo Revolution in Albania"

9 Qershor 2026, 13:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prej 10 ditësh, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë po protestojnë kundër investimit në Zvërnec, por jo vetëm. 

Me pankarta në duar ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama duke thirrur njëzëri “Shqipëria është e shqiptarëve”. 

Protestat janë ndjekur edhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat kanë transmetuar pamje të tyre.

Megjithatë ka raste kur pamjet e transmetuara janë false. Si për shembull në Meksikë, ku në disa media dhe platforma sociale po qarkullojnë disa video, ku pretendohet se paraqesin protestat e zhvilluara në Shqipëri, nën moton “Flamingo Revolution in Albania”.

Nga pamjet shihet qarte se protestat e shfaqura në video nuk janë zhvilluar në Shqipëri dhe nuk kanë lidhje me ngjarjet e ndodhura në vendin tonë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video