Disa prej liderëve të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama, Dritan Abazoviç, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski janë mbledhur këtë të martë në qytetin e Ohrit në kuadër të samitit të "Ballkanit të Hapur". Ata pritet që të miratojnë disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fushën e taksave, turizmit, kulturës dhe arsimit.
Por, në tavolinën qendrore ku janë ulur në darkë, mes liderëve të Ballkanit Perëndimor është i ulur dhe Alex Soros, djali i manjatit George Soros.
Kjo nuk është hera e parë që ai shfaqet në takimet në kuadër të "Ballkanit të Hapur", pasi është fotografuar dhe në takimet e tjera dhe duke se monitoron me kujdes procesin, të cilin e mbështet dhe babai i tij George Soros.
Vlen të theksohet fakti se nisma e "Ballkanit të Hapur" ka patur shumë debate që prej fillimit dhe ende asaj nuk i janë bashkuar të gjitha shtet, ku një prej tyre që mungon është edhe Kosova.