Vetëdorëzohet në polici një prej të plagosurve në ngjarjen e Sarandës, sekuestrohen tre automjete dhe shoqërohen disa persona

8 May 2026, 16:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vetëdorëzohet në polici një prej të plagosurve në

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Sarandë, ku mbrëmjen e djeshme u vra 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Dsa persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa janë sekuestruar edhe tre automjete që dyshohet se janë përdorur nga autorët e ngjarjes.

Ndërkohë, Kostandin Vogli, një nga personat e përfshirë në ngjarje, është ndaluar pasi është vetëdorëzuar në polici.

Ai rezulton gjithashtu personi që mbeti i plagosur gjatë ngjarjes së djeshme.

Autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga njësia speciale. Sipas burimeve hetimore, ngjarja është dokumentuar plotësisht nga grupi hetimor dhe po punohet për kapjen e personave të përfshirë.

Pritet edhe një deklaratë nga drejtori i policisë për të mësuar më shumë detaje lidhur me operacionin dhe dinamikën e krimit.


Video