Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person ka varur veten mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi K. B., 61 vjeç.
Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij në rrugën "Kol Paparisto". Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë atë për të ndërmarrë këtë akt ekstrem.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.