U zbulua nga SKY ECC, mafiozët shqiptarë të dyshuar se kishin më shumë se 6 ton kokainë (Foto)

18 February 2022, 20:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U zbulua nga SKY ECC, mafiozët shqiptarë të dyshuar se kishin
Bledar Seferi

Në mars të vitit të shkuar, policia në Belgjikë arriti të zbërthejë mesazhet që dërgoheshin nga bandat mafioze në rrjetin SKY ECC.

Ishte një zbulim që do sillte goditjet më të mëdha ndaj bandave të krimit të organizuar, që sjellin kokainë në sasi të mëdha nga Amerika Latine drejt Europës.

Sipas mediave belge raportohet se banda e Omar G. ka trafikuar më shumë se 6 tonë kokainë përmes portit të Antwerpenit. Ndërkaq, 23 prej të arrestuarve nga operacioni i Europol, kanë dalë para drejtësisë duke përfshirë edhe bosin e mafias shqiptare Bledar Seferi, raporton VoxNews.al.

U zbulua nga SKY ECC, mafiozët shqiptarë të dyshuar se kishin
Bledar Seferi

Hetimi për grupin e ish-boksierit 32 vjeçar Omar ‘Patje Haemers’ G. filloi në mars 2021, pak ditë pasi u bë e ditur se hetuesit kishin goditur aplikacionin e komunikimit Sky ECC – përmes të cilit trafikantët e drogës komunikojnë me njëri-tjetrin.

Të arrestuarit nga operacioni i Europolit kanë dalë para gjykatës belge ditën e sotme pasi akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash. Bëhet fjalë për kamionistë, transportuese dhe kriminelë të ndryshëm.


Si kaluan 6 tonë drogë në portin e Antwerpit në Belgjikë

Hetuesit arritën në përfundimin se ishin kryer jo më pak se 60 transporte droge nga trafikantët e drogës midis nëntorit 2020 dhe majit 2021. Përveç kësaj, gati 6 tonë kokainë u trafikuan nga Amerika e Jugut në portin e Antwerp, ndërsa vetëm 2 tonë u mundën të sekuestroheshin. Për të nxjerrë kokainën nga porti, organizata përdori kodet e vjedhur PIN të cilat i transferonin nga kontejnerët e Amerikës së Jugut në ato të Evropës. Drejtuesit i grupit kriminal Omar G. u dënua në apel me pesë vjet burg për trafik droge në vitin 2019, por ai nuk është parë në Belgjikë që atëherë. Në një dosje tjetër për trafikun e kokainës Omar G. u dënua me tre vjet burg vitin e kaluar.

Kush është bosi i mafias shqiptare Bledar Seferi?

Përveç Omar G. dhe vëllezërve EB, ndër drejtuesit e bandës së drogës konsiderohet edhe 41 vjeçari shqiptar Bledar S. Ai është një nga figurat kryesore të Kompanisë Bello, një organizatë kriminale shqiptare që drejtohet nga Ekuadori dhe Dubai. Në vitin 2020, policia italiane i dha një goditje të fortë Kompanisë Bello por, Bledar S. mundi të arratisej. Ndërkohë në vendin e tij, pasuria e tij dhe e familjes është sekuestruar nga SPAK si pjesë e një procedure antikorrupsion.

Në Belgjikë, Bledar S. u dënua me dhjetë vjet burg në nëntor të vitit 2019 si drejtues i një organizate kriminale të përfshirë në ngritjen e plantacioneve të kanabisit dhe trafikun e kokainës. Ai është dënuar më parë edhe në Itali për trafik droge, shkruajnë mediat belge. Së shpejti pritet të nisë procesi gjyqësor ndaj grupit të Omar G. Disa të dyshuar janë ende në burg, të tjerët kanë byzylyk në kyçin e këmbës./Marrë nga Nieuwsblad.


Video