Zjarri në tragetin në Korfuz, dy anije shqiptare i bashkohen operacionit për shuarjen e flakëve

18 February 2022, 13:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zjarri në tragetin në Korfuz, dy anije shqiptare i bashkohen

Zjarri në tragetin në Korfuz, dy anije shqiptare i bashkohen operacionit për shuarjen e flakëve në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë, që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ministri Niko Peleshi ka publikuar në rrjete sociale pamjet nga misioni.

 “Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det.

Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos.

Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117. Më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija”, shkruan Peleshi.

 


Video