Zvicra u njeh pensionet emigrantëve shqiptarë

18 February 2022, 16:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zvicra u njeh pensionet emigrantëve shqiptarë

Zvicra dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe në fushën e mbrojtjes shoqërore, e cila njeh pensionet e shqiptarëve që punojnë si emigrantë atje.

Marrëveshja është nënshkruar mes ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset për palën zvicerane dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

“Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Marrëveshje e ngjashme u nënshkrua para kësaj me Italinë, ku jeton dhe punon një numër i konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë.


Video