U vra në sallën e gjyqit, kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja

6 October 2025, 16:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U vra në sallën e gjyqit, kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja
Gjyqtari Astrit Kalaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë ku ka mbetur i vrarë gjyqtari, Astit Kalaja.

Kalaja është me origjinë nga Shkodra. Në kuadër te procesit te Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të vitit 2019. Ai është diplomuar në fakultetin e drejtësisë me titullin "Jurist".

Në vitin 2011 ai ka përfunduar një master në Universitetin e Tiranës dhe ka shërbyer gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Pas mbarimit të studimeve ai është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtroi detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër.


Video