"U kërkoj ndjesë familjarëve", lihet në burg edukatorja dhunuese: Nuk e kam prekur me dorë fëmijën

12 November 2023, 12:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"U kërkoj ndjesë familjarëve", lihet në burg
Majlinda Dehima

Tri ditë pas arrestimit, Gjykata e Tiranës ka lënë prapa hekurave edukatoren Majlinda Dehima.

Ajo akuzohet se dhunoi barbarisht një vajzë 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në Tiranë. Si pasojë e dhunës, vajza pësoi thyerje të këmbës.  Ajo ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe u ka kërkuar ndjesë familjarëve.

Përmes avokatit, Dehima ka kërkuar masë më të butë sigurie. Dehima ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën e mitur. 

 “Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur”, deklaroi ajo.


Video