"Dhurata më e bukur që kam është jeta", çfarë thoshte pak muaj para vdekjes futbollisti i Egnatias (VIDEO)

12 November 2023, 09:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Dhurata më e bukur që kam është jeta",

Futbollisti i Egnatias që humbi jetën pas një arresti kardiak në fushë, Raphael Dwamena u pyet më 15 shtator, ditën e lindjes së tij se cila ishte dhurata më e rëndësishme që kishte marrë për ditëlindje.

Ai tha se dhurata më e bukur ishte jeta dhe pavarësisht gjithçkaje ishte i lumtur që kishte jetën.

“Dhurata më e bukur për ditëlindje është që po jetoj. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Shumë njerëz nuk janë këtu mes nesh dhe janë ndarë nga jeta. Gjëja më e bukur që Zoti më ka dhënë është jeta. Të shënosh është ndjenjë pozitive, por jam gjallë. Kjo është super,” – u shpreh futbollisti.


Video