Tragjike në Tiranë, kamioni përplas për vdekje 35-vjeçaren në Astir (VIDEO)

13 September 2022, 20:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Tragjike në Tiranë, kamioni përplas për vdekje
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësore, në momentin kur ajo ka qenë duke kaluar rrugën. Ngjarja ka ndodhur në Astir në rrugën "Teodor Keko".

"Mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë." thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video