Protesta e Metës tek inceneratorët, SHBA thirrje shtetasve të vet: Situata mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme

13 September 2022, 15:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e Metës tek inceneratorët, SHBA thirrje shtetasve të
Ambasada amerikane

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e organizuar nga Ilir Meta(j) pasditen e sotme tek inceneratori i Tiranës.

Përmes një njoftimi, ambasada amerikane ka njoftuar shtetasit e saj që të mos ekspozohen shumë në kryeqytet, pasi situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Ndër të tjera, ambasada iu kërkon shtetasve amerikanë në Shqipëri që të monitorojnë median dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit

“Një protestë është programuar për t’u zhvilluar sot pranë landfillit të Sharrës rreth 6 kilometra në perëndim të ambasadës amerikane. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha. Edhe pse shumë ngjarje të mëdha kalojnë paqësisht, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Thirrjes së Ilir Meta(j)t për të protestuar këtë të martë i bashkohet edhe Partia Demokratike e Sali Berishës, por burime bëjnë me dije se vetë kreu demokrat nuk do të marrë pjesë për shkak të angazhimeve të tjera.


Video