Tragjike në Tiranë, gruaja hidhet nga kati i pestë i pallatit dhe vdes në vend (EMRI)

7 November 2022, 22:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike në Tiranë, gruaja hidhet nga kati i pestë i pallatit dhe
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një grua dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, në afërsi të "Vilës L".

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetësja Merjeme Kelamaj, 67-vjeç. Burime zyrtare bëjnë me dije se gruaja dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video